Përshkrim i lëndës    |    Leksione    |   Grupi në Piazza

Qëllimi i lëndës konsiston në konfigurimin e shërbimeve dhe menaxhimin e  funksionaliteteve të serverit. Njohja e protokolleve bazë që përdoren në komunikimin dhe sigurinë e serverit. Konfigurimi i shërbimeve kryesore në server. Mirëmbajtja e pjesëve hardware-ike dhe software-ike si dhe dokumentimi i tyre. Konfigrurimi i proçeseve backup dhe skedulimit të punëve.

Vlerësim

Pjesëmarrja dhe aktivizimi    5%
Detyrë kursi 1                       15%
Detyrë kursi 2                       15%
Kontroll 1                              65%

Tematika e leksioneve
  • Administrimi i një serveri të vetëm (Hyrje në sistemet e ndryshme të shfrytëzimit dhe krahësimi i tyre, Trajtim i pikave të mëposhtme:)
    1. Utilitetet e sistemit
    2. Sistemi i skedarëve
    3. Editorët, shell-et dhe mjetet e programimit
    4. Menaxhimi i përdoruesve dhe grupeve
  • Rrjeti dhe siguria (Trajtim i protokolle bazë të cilat përdoren për komunikimin, sigurinë e serverit)
    1. Konfigurimi dhe menaxhimi i rrjetit
    2. Konfigurimi i firewall
    3. Siguria lokale dhe e rrjetit
  • Shërbimet e internetit (Trajtim i shërbimeve që përdoren për komunikim në rrjetin e internetit)
    1. Shërbimi DNS
    2. Shërbimi FTP
    3. Serveri WEB
    4. Protokolli i sigurt SSH
  • Shërbimet e intranetit (Trajtim i shërbimeve që përdoren për komunikim në rrjetin e brendshëm të një kompanie) 
    1. Menaxhimi i sistemeve lokalë dhe të shpërndarë të skedarëve
    2. Shërbimi DHCP
    3. Sistemet e bazave të të dhënave
  • Proçeset “backup” dhe “recovery” (Detajim i teknikave që sigurojnë mbrojtje të të dhënave, programeve dhe konfigurimeve në rast katastrofash natyrore, gabime njerzore, etj)
  • Skedulimi dhe automatizimi i punëve (Avantazhet që ofron automatizimi i proçeseve, mënyrat e skedulimit)


Literatura bazë:
Leksione të shkruara, materiale në formën e prezantimeve të dhëna nga pedagogu i lëndës.

Literatura e rekomanduar:
Mark G. Sobell  - A Practical Guide to Linux Commands, Editors, and Shell Programming
Wale Soyinka  - Linux Administration: A Beginners Guide