Përshkrim i lëndës    |    Leksione

Moduli  "Baza të Dhënash" do të trajtojë në detaje bazën e të dhënave Oracle, që nga krijimi i DB, ndërtimi i objekteve, menaxhimi dhe manipulimi i të dhënave. Në vijueshmëri të lëndës, studenti njihet me arkitekturën e bazës së të dhënave Oracle nga ana llogjike e fizike, me proceset e skedarët kryesorë të saj. Studenti mëson të programojë në pl/sql, të ndërtojë funksione e procedura, kursorë për të manipuluar të dhëna, përjashtime për të trajtuar gabimet si edhe triggerat për të menaxhuar situata të ndryshme. Në pjesën e fundit të lëndës trajtohen përdoruesit, rolet dhe të drejtat e tyre; mësohet si të importohen dhe eksportohen të dhënat; konceptet bazë të proçeseve "back up" dhe "recovery". Kursi do të prezantojë keto tema nëpërmjet leksioneve duke i dhënë studentit inkurajim për pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve.

Vlerësim

Pjesëmarrja dhe aktivizimi:     5%
Kontroll 1                                45%
Kontroll 2                                50%

Literatura
  • Database System Concepts, Sixth Edition – Abraham Silberschatz, Henry Korth, S. Sudarshan
  • OCA Oracle Database 11g Administration I Exam Guide (Exam 1Z0-052)