Përshkrim i lëndës    |    Seminare    |    Referenca    |    Detyra Kursi

Kursi, i ndarë në dy module, ofron bazat e nevojshme teorike dhe praktike për sistemet relacionale modernë të menaxhimit të bazave të të dhënave. Ai mbulon analizën e të dhënave dhe modelimin e tyre duke përdorur teknikën entitet-relacion, teorinë relacionale dhe normalizimin, gjuhën SQL, sigurinë dhe integritetin e bazave të të dhënave si dhe përshkruan elementet e manaxhimit të përdoruesve, transaksioneve e kontrollin e konkurencës. Moduli i dytë trajton në detaje bazën e të dhënave Oracle, që nga krijimi i bazës së të dhënave, ndërtimi i objekteve e manipulimi i tyre, menaxhimi dhe manipulimi i të dhënave. Në vijueshmëri të lëndës, studenti njihet me arkitekturën e bazës së të dhënave Oracle nga ana llogjike e fizike, me proceset e skedarët kryesorë të saj. Studenti mëson programimin në PL/SQL, ndërtimin e funksioneve dhe procedurave, kursorëve për të manipuluar të dhëna të shumta, përjashtimet për të trajtuar gabimet si edhe triggerat për të menaxhuar situata të ndryshme. Në pjesën e fundit të lëndës trajtohen përdoruesit, rolet dhe të drejtat e tyre në bazën e të dhënave Oracle, mësohet si të importohen dhe eksportohen të dhëna të ndryshme, dhe realizimi i proceseve "back-up" dhe "recovery". Kursi do të prezantojë keto tema nëpërmjet leksioneve duke i dhënë studentit inkurajim për pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve.