Përshkrim i lëndës    |    Leksione    |    Grupi në Piazza


Qëllimi i modulit të parë të lëndës është të njohë studentët me teknologjitë kryesore që përdoren në internet, mënyra se si funksion interneti dhe përdorimi i këtyre teknologjive në praktika reale.

Moduli i dytë bazohet në teknologjitë që ofrojnë disponibilitet dhe performancë të lartë të sistemit si baza për vazhdimësinë e funksionimit të një biznesi.

Vlerësim

Pjesëmarrja dhe aktivizimi:       5%
Detyra kursi                               25%
Provimi final:                             70%

Tematika e leksioneve
  • Modelet e komunikimit në internet
  • HTTP, DNS, Email
  • MVC, XML
  • Shërbimet në web
  • JavaScript
  • Ajax
  • Motorët e kërkimit dhe web crawler
  • Telefonia ndërmjet internetit
  • Siguria në internet
  • Zgjerueshmëria
  • Hyrje në teknologjitë e disponibilitetit dhe performancës së lartë
  • Teknika cluster në nivel sisteme shfrytëzimi
  • Teknika cluster në shtresën e bazave të të dhënave
  • Teknika cluster në nivel aplikacioni
  • Teknologjia RAID
  • Arshivimi i të dhënave
  • Teknikat backup dhe disaster recovery
  • Koncepte mbi teknologjitë e Cloud Computing

Literatura

Nuk nevojitet një libër për zhvillimin e lëndës “Sisteme Interneti”,  por është e rekomanduar përdorimi i literaturës së mëposhtme gjatë zhvillimit të saj.

  • HTTP Essentials: Protocols for Secure, Scaleable Web Sites Stephen A. Thomas
  • Pro JavaScript Design Patterns Ross Harmes, Dustin Diaz
  • Don’t Make Me Think: A Common Sense Approach to WebUsability, Second Edition – Steve Krug
  • Oracle 11g R1R2 Real Application Clusters Essentials  Ben Prusinski. Syed Jaffer Hussain