Përshkrim i lëndës    |    Leksione


Lënda mbulon bazat e ndërtimit të sistemeve të shfrytëzimit. Jepet baza e nevojshme teorike për analizimin e strukturës dhe implementimit të sistemeve të shfrytëzimit ekzistues.

Vlerësim

Pjesëmarrja dhe aktivizimi:      5%
Provimi final:                            95%

Tematika e leksioneve
  • Pjesa 1: Pamje e përgjithëshme (Temat 1-2 japin një pamje të përgjithëshme mbi sistemet e shfrytëzimit, çfarë mundësojnë ata dhe si janë të ndërtuar. Do të trajtohen karakteristikat e përgjithëshme të sistemeve të shfrytëzimit, dhe çfarë mundësojnë ata për përdoruesin. Do të jepet një pamje e përgjithëshme e sistemit pa hyrë në shpjegimin e detajuar të algoritmeve)
    • Hyrje
    • Struktura e sistemeve të shfrytëzimit
  • Pjesa 2: Menaxhimi i Proçeseve (Temat 3-5 përshkruajnë konceptin e proçeseve dhe ekzekutimin e njëkohshëm të tyre si baza e sistemeve të operimit modern. Do trajtohen metodat e skedulimit të proçeseve dhe komunikimi ndërmjet tyre)
    • Proçeset
    • Thredet
    • Skedulimi i CPU
  • Pjesa 3: Menaxhimi i memorjes (Temat 6-7 përshkrujanë menaxhimin e memorjes kryesore gjatë ekzekutimit të një proçesi. Për përmirësimin e përdorimit të CPU dhe rritjes së shpëjtësisë së përgjigjes për përdoruesin, kompjuteri duhet të mbajë disa proçese në memorje. Ekzistojnë mënyra të ndryshme menaxhimi ku efektiviteti i algoritmeve varet nga situate specifike)
    • Memorja kryesore
    • Memorja virtuale
  • Pjesa 4: Menaxhim i hapsirës së të dhënave (Temat 8-10 përshkruajnë menaxhimin e sistemit të skedarëve, hapsirës së të dhënave, veprimet I/O në një sistem shfrytëzimi modern. Jepet një përshkrim i detajuar i algoritmeve që shërbejnë për menaxhimin e struktuarave të ruajtjes së të dhënave, dhe një detajim i strukturave dhe funksioneve të sistemit I/O)
    • Struktura e hapsirës së të dhënave
    • Sistemi i skedarëve
    • Sistemet I/O
  • Pjesa 5: Mbrojtja dhe siguria (Temat 11-12 shtjellojnë mekanizmat e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë e sistemeve kompjuterike. Proçeset në një sistem shfrytëzimi duhet të mbrohen nga aktiviteti i njëri-tjetrit dhe për të mundësuar këtë mbrojtje, duhet të sigurohemi që vetëm proçeset të cilët kanë autorizimin e duhur nga sistemi i shfrytëzimit mund të përdorin burimet si skedarët, CPU, memorjen dhe burimet e tjera të tij. Siguria mundëson integritetin e informacionit që ruhet në një sistem (të dhënat dhe kodin) si dhe burimet fizike të sistemit, nga akseset e pa-autorizuara)
    • Mbrojtja
    • Siguria
Literatura
  • Operating System Concepts (8th Edition) - Abraham Silberschatz, Peter Baer Galvin, Greg Gagne
  • Modern Operating Systems (3rd Edition) - Andrew S. Tanenbaum