Përshkrim i lëndës    |    Leksione    |    Detyra kursi    |    Grupi në Piazza

Kursi do të mundësojë një studim të sistemeve LINUX duke filluar me një shikim të përgjithshëm mbi këto sisteme, funksionalitetet e tyre. Do të studiohen me hollësi utilitet dhe komandat në sistemet LINUX duke i praktikuar këto në ushtrime direkte me sistemin. Qëllimi primar është njohja e programimit në këto sisteme si edhe administrimin e tyre. Do të studiohen teknikat bashkëkohore për të monitoruar këto sisteme, dhe për t’i konfiguruar ato në mënyrë që të përputhen me kërkesat për shërbimet e kohës. Në këtë lëndë trajtohet gjithashtu menaxhimi i serverit web, manaxhimi  përdoruesve, i grupeve dhe të drejtave të tyre. Trajtohen mënyrat e shumëllojshme të manaxhimit të paketave,  menaxhimi i serverave Samba, FTP, NFS etj. Kursi do të prezantojë këto tema nëpërmjet leksioneve dhe duke i dhënë studentit inkurajim për pjesëmarrje në zhvillimin e projekteve të ndryshme.

Vlerësim

Detyra kursi:                            30%
Provimi final:                            70%


Literatura
  • Linux Administration - A Beginner’s Guide - Wale Soyinka
  • A Practical Guide to Linux® Commands, Editors, and Shell Programming - Mark G. Sobell
  • A Practical Guide to Fedora and Red Hat Enterprise Linux - Mark G. Sobell
  • Linux Administration Handbook - Evi Nemeth, Garth Snyder, Trent R. Hein