Showing 8 items
TemaPërshkrimStudentiViti
Sort 
 
Sort 
 
Sort 
 
Sort 
 
TemaPërshkrimStudentiViti
Përkthim i një bashkësie të gjuhës së shenjave nëpërmjet njohjes së modeleve. Personat të cilat kanë probleme me dëgjimin përdorin si komunikim primar nëpërmjet tyre gjuhën e shenjave. Komunikimi midis tyre dhe personave që dëgjojnë mundësohet nëpërmjet interpretuesve e cila është një mënyrë jo efiçente për shkak se kërkon kohë dhe burime shtesë. Përdorimi i teknologjisë mund të thjeshtojë procesin e përkthimit të shenjave. Qëllimi i temës konsiston në përdorimin e algoritmave të njohes së modeleve për identifikimin dhe përkthimin e një bashkësie të gjuhës së shenjave në një gjuhë të kuptueshme për personat që degjojnë duke vendosur në këtë mënyrë një urë komunikimi ndërmjet dy kategorive. Elio Mine 2017 
Një qasje për njohjen e shkronjave dinamike të alfabetit të daktileve të gjuhës shqipe. Alfabeti i daktileve të gjuhës shqipe përbëhet nga 36 shkronja dhe përdoret për komunikimin nëpërmjet personave që nuk dëgjojnë. Pjesa më e madhe e daktileve formohen nga shenja statike dhe një pjesë e daktileve përbëhet nga shenja dinamike. Qëllimi i tëmës është ofrimi i një qasje për njohjen e shenjave të daktileve dinamike në kohë reale. Njohja e daktileve dinamike do mundësohet nëpërmjet disa hapave. Hapi i parë konsiston në identifikimin e kontureve të shenjës së daktilit. Hapi i dytë konsiston në lokalizimin e gishtave të dorës dhe hapi i tretë do konsistojë në zbatimin e algoritmave për njohjen e modeleve të shtrirë në kohë. Mikela Hallaci 2017 
Njohja e numrave nëpërmjet identifikimit të gishtave të dorës.  Tema konsiston në lokalizimin e dorës dhe identifikimin e numrit të përcaktuar nga gishtat në kohë reale, nëpërmjet teknologjisë Microsoft Kinect. Klajdi Harizi 2016 
Një qasje për njohjen e shkronjave të alfabetit të daktileve të gjuhës shqipe. Alfabeti i daktileve të gjuhës shqipe përbëhet nga 36 shkronja dhe përdoret për komunikimin nëpërmjet personave që nuk dëgjojnë. Qëllimi i tëmës është ofrimi i një qasje për njohjen e shenjave të daktileve në kohë reale. Njohja e daktileve do mundësohet nëpërmjet disa hapave. Faza e parë konsiston në identifikimin e kontureve të shenjës së daktilit. Faza e dytë mundëson indeksimin dhe njohjen e daktilit nëpërmjet krahësimit të formave të ndryshme të mundësuara nga algoritmi “fourier description”. Bruno Goxhi 2016 
Ndërtim i një sistemi për ruajtjen dhe procesimin optimal të të dhënave të mëdha. Tema konsiston në ndërtimin e një sistemi i cili kombinon teknologjinë e databazave relacionale si një mjet për ruajtjen e të dhënave dhe teknologjisë Hadoop si një mjet për procesimin e të dhënave të mëdha. Ornela Begu 2015 
Implementimi i sistemeve me performancë dhe disponibilitet të lartë në shtresën e aplikacioneve web. Tema ka për qëllim të mundësojë një analizim teorik dhe praktik të ndërtimit të një sistemi të plotë i cili mundëson një performancë dhe disponibilitet të lartë të aplikacioneve web. Kriteret e performancës dhe disponibilitet do trajtohen dhe krahësohen në shtresa të ndryshme të sistemit, përfshirë shtresën e aplikimit, shtresën e cache-së, shtresën e bazave të të dhënave. Elona Basha 2015 
Përmirësimi i ndërfaqeve grafike në aplikacionin ekzistues të Orarit duke u përqëndruar tek përdoruesi. Aplikacioni grafik i cili bashkëvepron me përdoruesin duhet ti ofrojë funksionalitet e tij në një mënyrë lehtësisht të preceptueshme dhe të përdorëshme për përdoruesin. Ndërfaqet grafike duhet të ofrojnë gjithashtu një përshtatëshmëri në një kohë të shkurtër me përdoruesin i cili jo detyrimisht zotron njohuri teknike mbi aplikacionin. Qëllimi i temës konsiston në studimin dhe përdorimin e teknikave që mundësojnë ndërtimin e ndërfaqeve sa më të mira grafike dukë i zbatuar ato në një aplikacion ekzistues ne ueb siç është Orari, duke përdorur teknologjinë PHP. Bledar Hasa 2014 
Sfidat në menaxhimin dhe procesimin e të dhënave të mëdha (big data). Teknika Hadoop. Rrjetet sociale, motorët e kërkimit, kompanitë financiare, kompanitë e telekomunikacionit janë disa shembuj të kompanive të cilat gjenerojnë një sasi të madhe të dhënash. Analizimi dhe marrja e vendimeve në kohë reale mbi informacionin që përmbajnë këto të dhëna përbën një sfidë për këto kompani. Hadoop mundëson një adresim të këtyre sfidave duke ofruar një sistem të shpërndarë, lehtësisht të zgjerueshëm për menaxhimin dhe proçesimin e të dhenave në kohë reale. Qellimi i temës është një hulumtim mbi sfidat e analizimit të të dhënave të mëdha dhe zgjidhjet e ofruar nga Hadoop. Jerina Nasaj 2014 
Showing 8 items