2016 - 2017 (Struktura e temës së diplomës)
  • Përkthim i një bashkësie të gjuhës së shenjave nëpërmjet njohjes së modeleve. [Temë e lirë]
Personat të cilat kanë probleme me dëgjimin përdorin si komunikim primar nëpërmjet tyre gjuhën e shenjave. Komunikimi midis tyre dhe personave që dëgjojnë mundësohet nëpërmjet interpretuesve e cila është një mënyrë jo efiçente për shkak se kërkon kohë dhe burime shtesë. Përdorimi i teknologjisë mund të thjeshtojë procesin e përkthimit të shenjave. Qëllimi i temës konsiston në përdorimin e algoritmave të njohes së modeleve për identifikimin dhe përkthimin e një bashkësie të gjuhës së shenjave në një gjuhë të kuptueshme për personat që degjojnë duke vendosur në këtë mënyrë një urë komunikimi ndërmjet dy kategorive.

2015 - 2016 (Struktura e temës së diplomës)
   
  • Një qasje për njohjen e shkronjave të alfabetit të daktileve të gjuhës shqipe. [Studenti: Bruno Goxhi]
Alfabeti i daktileve të gjuhës shqipe përbëhet nga 36 shkronja dhe përdoret për komunikimin nëpërmjet personave që nuk dëgjojnë. Qëllimi i tëmës është ofrimi i një qasje për njohjen e shenjave të daktileve në kohë reale. Njohja e daktileve do mundësohet nëpërmjet disa hapave. Faza e parë konsiston në identifikimin e kontureve të shenjës së daktilit. Faza e dytë mundëson indeksimin dhe njohjen e daktilit nëpërmjet krahësimit të formave të ndryshme të mundësuara nga algoritmi “fourier description”.  
  • Njohja e numrave nëpërmjet identifikimit të gishtave të dorës. [Studenti: Klajdi Harizi]
Tema konsiston në lokalizimin e dorës dhe identifikimin e numrit të përcaktuar nga gishtat në kohë reale, nëpërmjet teknologjisë Microsoft Kinect.


2014 - 2015 (Struktura e temës së diplomës)

  • Ndërtim i një sistemi për ruajtjen dhe proçesimin optimal të të dhënave të mëdha. [Studentja: Ornela Begu]
Tema konsiston në ndërtimin e një sistemi i cili kombinon teknologjinë e databazave relacionale si një mjet për ruajtjen e të dhënave dhe teknologjisë Hadoop si një mjet për proçesimin e të dhënave të mëdha.
  • Implementimi i sistemeve me performancë dhe disponibilitet të lartë në shtresën e aplikacioneve web. [Studentja: Elona Basha]
Tema ka për qëllim të mundësojë një analizim teorik dhe praktik të ndërtimit të një sistemi të plotë i cili mundëson një performancë dhe disponibilitet të lartë të aplikacioneve web. Kriteret e performancës dhe disponibilitet do trajtohen dhe krahësohen në shtresa të ndryshme të sistemit, përfshirë shtresën e aplikimit, shtresën e cache-së, shtresën e bazave të të dhënave.
  • Implementimi i një algoritmi efiçent për problemin e Orarit. [Studenti: Enis Zajmi]

    Qëllimi i temës konsiston në studimin dhe implemntimin e një algoritmi i cili kënaq kushtet e paracaktuara dhe mundëson një zgjidhje efiçente mbi problemin e Orarit në Fakultetin e Shkencave Natyrore.

  • Implementimi i një sistemi të shpërndarë, për mundësimin e një fuqie llogaritëse të lartë, me një kosto minimale. [Studenti: Klevis Hysenlikaj]

    Shumë projekte në ditët e sotme kufizohen nga mungesa e një infrastrukture mbështetëse që do lejonte vazhdimësinë e projektit. Një kategori e kufizimeve përfshin llogaritjet e vështira të cilat kërkojnë një fuqi proçesuese të lartë. Fuqia llogaritëse është e pamundur të ofrohet nga një makinë e vetme.

    Për të shmangur këto kufizime ekzistojnë teknika të ndryshme, të cilat të konfiguruara në mënyrën e duhur japin një sistem të fuqishëm me kosto minimale.

    Qëllimi i temës është studimi dhe ndërtimi i një sistemi të shpërndarë. Fuqia llogaritëse e lartë do mundësohet nga kompjuterat që ndodhen në universitet, nga makinat që ndodhen në laboratore, nga makinat desktop dhe laptop që posedon fakulteti, dhe në të ardhme mund të shtrihet dhe në makinat jashtë universitetit.

    Për ndërtimin e sistemit do përdoren “middleware” me kod të hapur si BOINC të cilët do mundësojnë një infrastrukturë që lejojnë ekzekutimin e llogaritjeve të mëdha.


2013 - 2014 (Struktura e temës së diplomës)
  • Sfidat në menaxhimin dhe proçesimin e të dhënave të mëdha (big data). Teknika Hadoop. [Studentja: Jerina Nasaj]   

    Rrjetet sociale, motorët e kërkimit, kompanitë financiare, kompanitë e telekomunikacionit janë disa shembuj të kompanive të cilat gjenerojnë një sasi të madhe të dhënash. Analizimi dhe marrja e vendimeve në kohë reale mbi informacionin që përmbajnë këto të dhëna përbën një sfidë për këto kompani.

    Hadoop mundëson një adresim të këtyre sfidave duke ofruar një sistem të shpërndarë, lehtësisht të zgjerueshëm për menaxhimin dhe proçesimin e të dhenave në kohë reale.

    Qellimi i temës është një hulumtim mbi sfidat e analizimit të të dhënave të mëdha dhe zgjidhjet e ofruar nga Hadoop.

  • Përmirësimi i ndërfaqeve grafike në aplikacionin ekzistues të Orarit duke u përqëndruar tek përdoruesi. [Studenti: Bledar Hasa] 

    Aplikacioni grafik i cili bashkëvepron me përdoruesin duhet ti ofrojë funksionalitet e tij në një mënyrë lehtësisht të preceptueshme dhe të përdorëshme për përdoruesin. Ndërfaqet grafike duhet të ofrojnë gjithashtu një përshtatëshmëri në një kohë të shkurtër me përdoruesin i cili jo detyrimisht zotron njohuri teknike mbi aplikacionin.

    Qëllimi i temës konsiston në studimin dhe përdorimin e teknikave që mundësojnë ndërtimin e ndërfaqeve sa më të mira grafike dukë i zbatuar ato në një aplikacion ekzistues ne ueb siç është Orari, duke përdorur teknologjinë PHP.